Shkon në 44 numri i palestinezëve të vrarë nga izraelitët gjate protestës “Marsh i Madh i Kthimit”

Ministria e shëndetësisë së Palestinës njoftoi se numri i personave të martirizuar gjatë protesta për të drejtën e kthimit ka arritur në 44 palestinezë.

Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, ministria e shëndetësisë së Palestinës njoftoi se në mesin e personave të martirizuar gjenden edhe 5 fëmijë palestinezë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se me shtimin e numrit të personave të plagosur dhe vrasjet e palestinezëve në protestën e madhe për të drejtën e kthimit në Rripin e Gazës, spitalet e Gazës po përballen me mungesë të madhe të medikamenteve dhe pajisjeve mjekësore. Vetëm dje të paktën tre palestinezë janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur gjatë përplasjeve midis demonstruesve palestinezë dhe forcave ushtarake izraelite pranë kufirit midis Rripit të rrethuar të Gazës dhe territoreve të pushtuara. Dëshmitarë okularë thanë se protestuesit dolën afër gardhit kufitar, ku dhjetëra ushtarë izraelitë dhe snajperistë ishin vendosur në anën tjetër. Demonstruesit hodhën gurë ndaj forcave të armatosura izraelite, të cilët u përgjigjën me gaz lotsjellës, si dhe plumba gomë. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, Ashraf al-Kidra, tha në një deklaratë se tre palestinezë humbën jetën dhe 350 të tjerë u lënduan gjatë protestës anti-okupuese të njohur si “Marsh i Madh i Kthimit”./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne