Shkon në 562 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri, 14 raste të reja në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, 14 raste të reja janë regjistruar me koronavirusi, një prej të cilëve personel shëndetësësor në Shkodër.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 7 prej të prekurve janë në Krujë.

Këto shifra e çojnë 562 numrin zyrtar të të prekurve nga virusi që mund të shkaktojë edhe vdekjen tek disa kategori.

“Në 24 orët e fundit, janë testuar 231 persona të dyshuar me Covid-19 prej të cilëve 35 janë personelë shëndetësor. Nga rezultatet e testimeve janë konfimuar 14 raste pozitive, prej të cilëve një është personel shëndetësor në Shkodër. Shtatë raste i përkasin Krujës, pesë raste në Tiranë, dy në Shkodër”, sqaroi Ministria e Shëndetësisë./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne