Shkon në dy numri i viktimave pas aksidentit te “Shkalla e Tujanit”, humb jetën 73-vjeçarja

Ka shkuar në dy numri i viktimave si pasojë e aksidentit që ndodhi dje pasdite te “Shkalla e Tujanit”.

Mësohet se ka humbur jetën Defa Kaloshi, 73-vjeçare, e cila është nëna e drejtuesit të mjetit dhe ndodhej pasagjere në mjet.

Kujtojmë që si pasojë e përplasjes humbi jetën në vend një 68-vjeçar, i identifikuar si Hider Daci. Ndërkohë që në gjendje të rëndë është edhe pasagjeri tjetër që udhëtonte me këtë makinë.

Blutë ndaluan dje drejtuesin e mjetit, Neki Kaloshi, i cili duke drejtuar një “Land Rover”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dale nga rruga.

Në njoftimin paraprak të Policisë lidhur me aksidentin thuhej: “Më datë 22.11.2020, rreth orës 15:00, tek shkallët e Tujanit, mjeti me drejtues N.K., duke qarkulluar me mjet në një zonë e cila është kantier ndertimi, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët B.K dhe B.K., të cilët janë nisur me ambulancë për në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa pasagjeri tjetër shtetasi H.D., 68 vjeç, ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne