Shkrihen 122 metra të akullnajave në Antarktidë

Mbulesa e akullit në perëndim të Antarktidës ka pësuar shkrirje dhe hollim prej një të katërtat, sipas një hulumtimi të bërë nga Universiteti Leeds nga Britania e Madhe.

Sipas lajmit të CNN, nga hulumtimi i zhvilluar dhe nga të dhënat satelitore që shkencëtarët kanë siguruar gjatë 25 viteve, konstatohet se në disa rajonet të pjesës perëndimore të Antarktidës mbulesa e akullit është holluar 122 metra.

Andy Shepherd, kreu i Qendrës për Vëzhgimin dhe Modelimin Polar në Britani, tha se në perëndim të Antarktidës mbulesa e akullit ka pësuar hollim prej një të katërtat.

Ai theksoi se shkrirja e akujve shkakton rritjen e nivelit detar, duke shtuar se shkrirja e akullit në perëndim dhe lindje të Antarktidës që nga viti 1992 ka shkaktuar që niveli detar në botë të rritet për 4,6 milimetra. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne