Shkrimtari amerikan: Helmetat e Bardha po veprojnë kundër Assadit

Në deklaratën e bërë për Russia Today (RT), shkrimtari amerikan me çmimin Pulitzer, Seymour Hersh u shpreh se pavarësisht nga fakti disa anëtarë të grupit Helmetat e Bardha të mbështetur nga Perëndimi, po përpiqen të shpëtojnë jetë, ky grup po ashtu është një organizatë propagandistike dhe vepron kundër Assadit.

Në programin ‘Going Underground’ të RT-së, shkrimtari amerikan Seymour Hersh tha se grupi Helmetat e Bardha merren me propagandë. Ai u shpreh se ky grup po zhvillon aktivitete kundër presidentit amerikan Bashar al Assad.

Hersh shtoi se: “Kjo është një gjë shumë e lehtë, sepse ka shumë njerëz që e urrejnë Assadin.”

Hersh theksoi se kur u krye sulmi kimik në Siri në vitin 2013, në kohën e Barack Obama-s, paraardhësit të presidentit amerikan Donald Trump, armët kimike të Damaskut ishin të zhvilluara mirë dhe se armët kimike të përdorura në sulm nuk ishin të njejta me ato të ushtrisë siriane.

‘SIPAS RAPORTIT TË INTELIGJENCËS AMERIKANE, TURQIA I KISHTE SIGURUAR KIMIKATE FRONTIT AL NUSRA’

Hersh shtoi se në muajin qeshor të vitit 2013, qeveria amerikane publikoi një raport të rëndësishëm zbulimi dhe se në këtë raport u tha se ata shqetësoheshin nga fakti se Arabia Saudite dhe Turqia i kanë dhënë kimikate frontit al Nusra (Fateh al-Sham) në Siri.

Hersh tha se kur këto kimikate përzihen, formohet një gaz nervor. Hersh vazhdoi se: “Qeveria e dinte se ky ishte një raport shumë i rëndësishëm i inteligjencës. Kishte dy të dyshuar: al Nusra dhe Siria. Lejeni menjanë shqyrtimin e çështjes. U fillua të flitet direkt për njërën palë.”

Burimi : Sputnik News / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne