Shkrimtari i mirënjohur turk, Prof. Dr. Iskender Pala vizitë në Shqipëri

Gjatë javës së kaluar shkrimtari i mirënjohur turk, Prof. Dr. Iskendër Pala zhvilloi një vizitë në Shqipëri.

Në fillim i shoqëruar nga përfaqësues të lartë të ambasadës turke në Tiranë zhvilloi një vizitë në qendrën turke “Yunus Emre” në kryeqytet, ku në sallën e konferencave zhvilloi një bisedë letrare me dashamirës të letërsisë. Merrnin pjesë ambasadori i Turqisë, Hydajet Bajraktar, drejtori i institut, Omer Osman Demirbash, etj.

Në vijim prof. Iskender Pala mori pjesë në Panairin e Librit “Tirana 2017”, ku për nder të tij në stendën e institutit “Yunus Emre”, të ngritur pranë këtij panairi u zhvillua ceremonia e dhënies së autografëve për dashamirësit e letërsisë.

Nga ana tjetër, shkrimtari dhe studiuesi i letërsisë së divanit Prof.dr. Iskender Pala, Rektor i Universitetit të Kievit zhvilloi një vizitë në institutin turk “Yunus Emre”, në Shkodër, ku në prani të pjesëmarrësve të shumtë të letërsisë, artit dhe kulturës mbajti një bisedë letrare
Artisti theksoi rëndësinë që bart rritja e vlerës që i duhet kushtuar artit dhe shtimi i aktiviteteve artistike. Pala, i cili shprehi veçanërisht për të rinjtë domosdoshmërinë e interesimit të tyre me të paktën një fushë të artit e përfundoi bisedën duke iu përgjigjur pyetjeve të të ftuarve.

Mjeshtri i letërsisë së divanit Prof.dr. Iskender Pala përcolli falënderime për institutin “Yunus Emre”…

Kush është shkrimtari Prof.dr. İskender PALA?

İskender PALA është profesor dhe studiues i letërsisë së divanit. Një personalitet i shquar për studimet që realizoi për Letërsinë e Divanit. Lindi në Uşak (Ushak) në vitin 1958. U diplomua në Fakultetin e Letërsisë të Universitetit të Stambollit (1979). Mori titujt doktor (1983), doçent (1993) dhe profesor (1998) në fushën e letërsisë së divanit. Shkroi artikuj, ese, tregime dhe artikuj gazetash, shkrime këto të frymëzuara nga poezia klasike me qëllim që letërsia e divanit të bëhej e kuptueshme dhe e dashur për popullin. Seminaret dhe konferencat e organizuara nga ana e tij mbi Letërsinë e Divanit u ndoqën gjerësisht dhe tashmë ai njihet siNjeriu që e bëri të dashur letërsinë e divanit”. Disa studime të tij i dhuruan çmimet: “Çmimi i Gjuhës-Shoqata e Shkrimtarëve të Turqisë” (1989), “Çmimi AKDTYK-Instituti i Gjuhës Turke” (1990), “Çmimi i Shqyrtimit-Shoqata e Shkrimtarëve të Turqisë” (1996). U zgjodh si “Hero i Popullit të Ushakut” nga bashkëqytetarët e tij. Botimet e romaneve “Vdekje në Babiloni, Dashuri në Stamboll”, “Pika Zije”, “Sulltanesha Shah”, “Zjarr”, “Legjenda”, “Udhërrëfyesi”, “Karuni dhe Anarkisti” arritën në shifrat qindra-mijë. Këta romane morën shumë çmime dhe u përkthyen në gjuhë të huaja. Shkrimtari u nderua me çmimin e markës nga Instituti i Patentave Turke duke bërë që emri i tij të regjistrohej zyrtarisht. Ai u pa i denjë për çmimin “Çmimi i Madh i Presidencës për vitin 2013” në fushën e Letërsisë. İskender Pala, i cili si përpjekjen më të bukur të jetës së tij konsideron librin me titull “Dyzet Këngët e Bilbilit”, është baba i tre fëmijëve dhe pedagog në Universitetin e Kulturës së Stambollit.

Pak para mbarimit të vizitës së tij në këtë qendër turke, në një intervistë të shkurtër radiofonike ekskluzive për Zërin e Turqisë, pasi i shprehëm prof. Palës se shqiptarët  e Shqipërisë ndihen të privilegjuar për praninë  tij në Tiranë dhe veçanërisht në Shkodër ai tha:

“… Për mua është fat që jam në mesin tuaj  dhe të vijë në vendin e Skënderbeut, (İskender Bey) që është një adash i imi, për mu gjithashtu është një kënaqësi më tepër  të ndajë me ju njohuri për letërsinë…”

-Ju njiheni si studiues i divanit, si ju lindi dëshira për të studiuar divanin, pikërisht këtë zhanër tipik të orientit? Dhe cili është vlerësimi juaj për Shkodrën në aspekt të ndjenjës poetike-letrare?

“… Në vitet e arsimit të mesëm unë sapo kisha filluar të kërkoja identitetin tim, kush jam unë? Kush  janë etërit e mi? Me çfarë janë marrë etërit e mi dhe sa larg jam unë ndaj tyre?  Në formimin e karakterit tim kishte më tepër  tendencë dhe pëlqyeshmëri për letërsinë  e romanit  të drejtimit të poezisë, ose doja të studioja për histori ose për letërsi. Dhe në vitin e fundit të gjimnazit kur unë tashmë quhesha maturant vendosa që të dyja këto pëlqyeshmi ti bashkoja dhe të studioja edhe për histori osmane edhe për letërsi, dhe duke i gërshetuar këto përfundova studimin për “Divanin”. Ndërkohë që studioja  për letërsinë e “Divanit” dhe lexoja e recitoja vargje nga letërsia e “Divanit” kolegët dhe miqtë e mi më shihnin me syrin sikur tashmë unë të isha kthyer në një të çmendur. Më thonin: ndërsa të gjithë shohin drejt së ardhmes ti pse sheh drejt së pasmes? Mendova dhe  u shpreha në këtë formë: për të zbuluar dhe për të gjetur të ardhmen duhet patjetër  të shohim të shkuarën. Ato njerëz që nuk kanë të shkuar të fortë dhe të shëndetshme nuk do të mund të hedhin asnjëherë hapa të sigurt drejt së ardhmes. Letërsia e “Divanit” është një letërsi që përfshirën  informacione të ndryshme sociale, ekonomike, politike të trevave të Ballkanit, përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Një shkrimtarë i “Divanit”  përshkruan çdo gjë njerëzore, kënaqësitë, ndjenjat  pëlqimet, papëlqyshmëritë dhe krahasuar me një  dokument historik  të cilin do ta shohim në ekspozitën në vijim ka shumë më tepër vlerë  e përshkruar në vargjet e “Divanit” sesa në një dokument historik. Një dokument historik nuk është që tjetër veç  një dokument i thatë…

Shkodra, është një qytet që ka shumë bukuri dhe ka shumë ndjenjë, ndoshta e dini në Turqi është përgatitur një libër me poetët shkodranë. Dhe ndërkohë që lexon këto poezi të çdo poeti shkodranë vihet re ajo gurgullima shumë e vrullshme e lumit që rrjedh në Shkodër, ose do ta shihni tek rrjedh ose do ta shihni tek derdhet, gjithnjë furishëm. Patjetër nuk do të mund të mbyllm këtë bisedë pa cekur emrin e vlerës tonë të përbashkët Shemsedin Sami Frashëri. Mund të them se jo vetëm fjalorë e përgatitur nga Sami Frashëri, por edhe veprën e tij “Kamus alam” e kam studiuar në gjashtë vëllime, pra jam rritur me të nën kokën time…

Prof. Pala, është hera e parë që vini në Shqipëri, ndërkohë që vitin e kaluar keni promovuar në Shkup librin: “Tulipanët e Stambolli”, cilat janë përshtypjet tuaja për Shqipërinë? Si i shikoni bashkëpunimet dhe marrëdhëniet shqiptare-turke, jo vetëm politikisht apo nga ana e marrëdhënieve diplomatike, por edhe në aspektin kulturor dhe artistik?

“… Ne kemi një histori, një botëkuptim dhe një ecje të përbashkët. Ne kemi ardhur nga historia deri në ditët e sotme, duke ngrënë të njëjtat ushqime, duke vallëzuar të njëjtat valle dhe duke qarë një lloj. Ndoshta, deri më sot nuk është bërë e mundur që të krijohen lidhje të denja kulturore brenda dy shteteve, por duke filluar nga sot e tutje, nuk duhet të kemi asnjë lloj justifikimi për të mos i realizuar këto. Unë njoh dhe dijë shumë shoqata shqiptarenë Stamboll që promovojnë kulturën si dhe mendojë që këto duhet të jenë më tepër aktive në aktivitete dhe të shtohen edhe në numër. Edhe instituti “Yunus Emre” është një institut që ka si motiv të gjitha këto që përmendem, është një institut që mundë të bëjë lidhjen e fortë nga pikëpamja kulturore dhe për sa kohë që gjendemi nën çatinë e institutit turk “Yunus Emre” mund të takohemi edhe në mendimet dhe në ndjenjat e tij…”./ TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne