Shkrumbohet autobusi i linjës Kosovë-Shqipëri, reagon kompania: Ja çfarë ndodhi

Pas perfshirjes nga flaket te autobusit te linjes Kosove-Shqiperi, teksa ishte ne udhetim e siper, reagon kompania e udhetimit. Ngjarja ka ndodhur ne rrugen e Kombit ne afersi te Repsit ne Mirdite.

Nga zjarri per fat te mire nuk ka pasur te lenduar, ndersa autobusi eshte shkrumbuar i teri, ndersa si shkak dyshohet te jete bere nje defekt ne sistemin elektrik i cili i ka shkaktuar zjarr ne motorr.

 

Agjensia turistike “Ariani” nga Mitrovica, autobusi i së cilës është djegur teksa po udhëtonte nga Durrësi per ne Mitrovicë ben me dije se nuk ka pasur per fat asgje te lenduar, transmeton Veriu.info.

“Në orët e pasdites në autostradën e “Kombit” ka marrë flakë autobusi i kompanisë tonë i linjës Durrës-Mitrovicë, por që fatmirësisht përveç dëmeve materiale nuk ka pasur pasoja tjera. Të gjithë pasagjerët dhe stafi i kompanisë janë shëndoshe e mirë, pasi nuk kanë pësuar asnjë dëmtim të vetëm. Për hir të transparencës ju njoftojmë se autobusi ka qenë në gjendje të rregullt teknike, mirëpo si duket deri te ky dëmtim ka ardhur si pasojë e temperaturave të larta”-thuhet ne reagim./panorama

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne