Një zjarr ka rënë në një banesë në fshatin Podë të Kolonjës.
Njoftimi i policisë:
Kolonjë/Informacion paraprak
Më datë 22.11.2020, rreth orës 16:10, në fshatin Podë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit V. R., 89 vjeç, në të cilën jetonte i vetëm dhe për pasojë ky shtetas ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.