Shkurtimet e SHBA-ve për Amerikën Qendrore mund të përkeqësojnë krizën migratore

Pas disa muajve presion nga Washingtoni, Guatemala dhe SHBA nënshkruan një marrëveshje që siguron që ky shtet i Amerikës Qendrore të pranojë kërkesat për azil të atyre që vijnë nga Hondurasi dhe El Salvadori para se të vijnë në SHBA.

Masa e papritur u njoftua dje, pasi administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ndërmori masa kundër migracionit, përfshirë ngrirjen e qindra miliona dollarëve në ndihmë për Amerikën Qendrore si një taktikë presioni për të ndaluar fluksin e migrantëve në SHBA.

Organizatat që mbrojnë të drejtat e migrantëve dhe refugjatëve thonë se përdorimi i ndihmës zhvillimore me ndëshkim mund të jetë e rrezikshme për vendet e Amerikës Qendrore dhe SHBA-të.

Pa ndihmë qindra komunitete do të ishin të zhytur në varfëri ekstreme. Sipas Programit Botëror të OKB-së për Ushqim, 1.4 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë urgjente humanitare në El Salvador, Honduras, Nikaragua dhe Guatemala. Disa fonde të disponueshme nuk janë as afër niveleve të kërkuara.

Joel Charny, i cili kryeson Këshillin Norvegjez për Refugjatë në SHBA, thotë se kërcënimi i Trumpit për tërheqjen e ndihmave për Amerikën Qendore është “mizor” dhe “i egër”.

Charny tha se politikat e imigracionit të Trumpit jo vetëm që prekin thellësisht mijëra familje në të ashtuquajturin Trekëndëshi Verior i Amerikës Qendore, por mund të rrisë numrin e njerëzve që përpiqen të kalojnë në mënyrë të paligjshme kufirin midis Meksikës dhe SHBA-ve.

“Ne mund të mendojmë se argumenti është se administrata e Trumpit nuk dëshiron më shumë azilkërkues dhe dëshiron të kufizojë rrjedhën e migracionit. Ajo duhet të merret me problemet themelore që shkaktojnë migrime të tilla, qoftë varfëria, dhuna e bandave apo problemet e qeverisjes”, tha Charny.

Por, Trump po bën të kundërtën.

Një nga argumentet e Trumpit për të ndaluar ndihmën është se megjithëse SHBA ka dërguar “shuma të mëdha parash”, qeveritë në vendet e Amerikës Qendrore “nuk po bëjnë asgjë” për SHBA-të.

Pyetja në lidhje me efektivitetin e ndihmës amerikane për Amerikën Qendrore nuk është unike për Trumpin. Mosfitime të ndryshme kanë theksuar poashtu nevojën për të rifokusuar ndihmën, por jo për t’i dhënë fund asaj.

“Ka shumë miliarda dollarë që u janë dhënë këtyre vendeve për shumë vite dhe në një nivel themelor. Ndoshta është një çështje vëllimi, të cilën ne nuk po e japim sa duhet. Por, gjithashtu mund të jetë çështje e një qasje të gabuar ose probleme me qeveritë që i marrin”, tha Charny.

Sipas tij, e vërteta është se problemet me të cilat përballen vendet e Amerikës Qendrore janë historike dhe tejkalimi i tyre është i ndërlikuar.

Konflikte të tilla si lufta civile në El Salvador midis viteve 1972 dhe 1992 krijuan përçarje të thella sociale që akoma pasqyrohen në probleme të tilla si bandat dhe kapaciteti i dobët institucional.

“Mesazhi duhet të jetë jo vetëm për të mirëmbajtur programin e ndihmës, por edhe për të siguruar atë në një mënyrë më efikase”, tha Charny.

Mbrojtja e refugjatëve në Kongresin Amerikan

“Diçka mizore ndodh në këtë vend çdo ditë, sepse nuk ka protesta qytetare që dikush do të priste për çështjen e shkurtimeve të ndihmave për Amerikën Qendrore”, tha Charny nga zyra e tij në Washington.

Në muajt e fundit, ka pasur shumë shqetësime për ndarjen e familjeve në kufi dhe për kushtet e ngjashme si në burg në të cilat migrantët jetojnë në qendrat e ndalimit.

“Por, ideja për t’i dhënë fund të gjithë programit të ndihmës për Amerikën Qendrore ka marrë shumë pak vëmendje dhe nuk është një çështje aktive politike”, tha ai.

Demokratët dhe madje edhe zv/presidenti i SHBA-ve, Mike Pence, kanë vizituar qendrat e ndalimit të migrantëve, më shumë se 200 objekte në të cilat agjentët e Imigracionit dhe Zbatimit të Doganave arrestojnë mijëra njerëz çdo ditë të cilët kalojnë kufirin e SHBA-ve në mënyrë të paligjshme.

Opinioni publik në SHBA për krizën e imigracionit duket se përqendrohet në gjetjen e më shumë parave për të përmirësuar kushtet e jetesës në këto qendra.

Ndërkohë, mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe grupet e të drejtave të refugjatëve ekspozojnë situatën delikate në SHBA që lejon disa gjykata të shqiptojnë paligjshmërinë e politikës së imigracionit të Trumpit.

Por, për situatën e Amerikës Qendrore, shumë njerëz flasin.

“Ishte koha për të biseduar me Kongresin dhe për të parë se si ne përmirësojmë cilësinë e ndihmës dërguar në Honduras, Guatemalë dhe El Salvador”, u shpreh Charny./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne