“Shmangni grumbullimet fetare”, famullitari i Shkodrës kundër spotit të MSH: Qëndrimi juaj i papërshtatshëm dhe fyes. Kërkoni falje dhe fshijeni

Famullitari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj e ka quajtur të papërshtatshëm dhe fyes termin grumbullime fetare të Ministrisë së Shëndetësisë ne foton e publikuar një ditë më parë për distancimin social.

Në reagimin e tij në Facebook, ai shkruan se është shumë fyese përdorimi i termit “grumbull”!.

“Në fakt, termin, ua sugjeroj ta përdorin lidhur me problemet e kësaj Ministrie sepse gjithmonë i ka pasur dhe i ka grumbull. Ju, zotëri, me papërgjegjshmërinë më të madhe (edhe se shpresoj të jetë pakujdesi), gjeni kohë me fol për ‘grumbullime’ besimtarësh! Edhe nëse këta të fundit përbëjnë problem, ju siguroj që është problemi i fundit i vendit tonë. Gjithashtu, Kryeministria, që aq shumë krenohet dhe përdorë harmoninë fetare, brenda dhe jashtë, për interesa nga më të ndryshmet, të kërkojë ndjesë ose të detyrojë subjektin në fjalë të kërkojë falje, si dhe të fshijë spotin nga siti përkatës”, shprehet famullitari Dom Vlash Palaj në reagimin e tij.

Vlash Palaj

POSTIMI I PLOTË
Ministria e Shëndetësisë, me pakujdesin më të madh, pash se dje kishte publiku spotin mbi distancimin social. Me një papjekuri tipike militantësh…, urdhëron në mënyrë eksplicite mosgrumbullimin fetar. Menjëherë më lindi pyetja: Çfarë tagri, lidhje, ka Ministria e Shëndetësisë me asambletë fetare? Në rast problemi, përgjegjësia bie mbi Komunitetet fetare, Kryeministrinë (si administruese e emergjencës) apo Forcat e rendit.

Mendoj se është shumë fyes përdorimi i termit “grumbull”! Në fakt, termin, ua sugjeroj ta përdorin lidhur me problemet e kësaj Ministrie sepse gjithmonë i ka pasur dhe i ka grumbull. Ju, zotëri, me papërgjegjshmërinë më të madhe (edhe se shpresoj te jete pakujdesi), gjeni kohë me folë për “grumbullime” besimtarësh! Edhe nëse këta të fundit përbëjnë problem, ju siguroj që është problemi i fundit i vendit tonë.
Prandaj, qëndrimi Juaj është krejtësisht i papërshtatshëm dhe fyes.

Vlerësoj se Komunitetet fetare, Krerët e tyre, të cilët mendoj se po sakrifikojnë shumë në respekt të mbrojtjes së jetës si dhe të ligjeve në fuqi, që të mos heshtin përballë fyerjeve të tilla. Në lojë nuk është vetëm dinjiteti Juaj, por i çdokujt që beson në Zot.

Gjithashtu, Kryeministria, që aq shumë krenohet dhe përdorë harmoninë fetare, brenda dhe jashtë, për interesa nga më të ndryshmet, të kërkojë ndjesë ose të detyrojë Subjektin në fjalë të kërkojë falje, si dhe të fshijë spotin nga siti përkatës. Dom Vlash Palaj

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne