Shoferja përplas 14 vjeçarin dhe dy mjete të parkuara, adoleshenti dërgohet rëndë në spital

Një 14- vjeçar është aksidentuar rëndë nga një mjet i cili po ecte mbrapsht.

Shoferja 53- vjeçare në rrugën “Sandër Prosi” duke i dhënë mbrapa automjetit ka përplasur adoleshentin që është në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sikur mos mjaftonte kaq, ajo ka përplasur edhe dy mjete të tjera që ishin të parkuara ndërkohë.

Por ndërkohë 53- vjeçarja ka rënë në prangat e Policisë.

“M. D., 53 vjeçe, pasi në rrugën “Sandër Prosi” ka aksidentuar këmbësorin me iniciale G. Z.,14 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Gjatë ecjes mbrapsht ky mjet është përfshirë në përplasje edhe me 2 mjete të tjera që ishin të parkuara.”– thotë njoftimi i Policisë./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne