Shoigu: Gjatë 3 viteve të fundit NATO ka rritur praninë e saj në Evropën Lindore dhe në vendet baltike për 7 herë

Ministri i mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu ka thënë se NATO ka rritur praninë e saj ushtarake në kufirin e Rusisë për shtatë herë, me justifikimin e diskurseve histerike lidhur me atë se Polonia dhe shtetet baltike janë në rrezik të “pushtimit rus”.

Duke folur në takimin e Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë në Krime, Shoigu u shpreh: “Me histerinë e Polonisë dhe vendeve baltike se Rusia ka planifikuar sulm ndaj tyre, NATO ka rritur numrin e ushtarëve në shtetet baltike, Poloni, Romani, dhe Bullgari, nga 2.000 në 15.000. Gjatë stërvitjeve të NATO-s, numri i trupave rritet nga 40.000 në 60.000.”

‘DO TË PËRGJIGJEMI NË TË NJEJTËN MËNYRË’

Shoigu u shpreh se ata do të përgjigjen në mënyrë simetrike për të mënjanuar kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare të Rusisë.

Shoigu u shpreh kështu: “Që nga fillimi i vitit, anëtarët e NATO-s kanë kryer 13 stërvitje në shkallë të gjerë në rajonin strategjik jugperëndimor, ku janë përdorur më shumë se 40.000 ushtarë dhe më shumë se 2.000 pajisje ushtarake. Kjo situatë na detyron që të ndërmarrim hapa simetrik për të larguar kërcënimet.”

Shoigu i cili tha se do të shqyrtohen masat që do të ndërmerren, shtoi se kapacitetet ushtarake të trupave në Rajonin Ushtarak Jugor duhet të rriten.

Shoigu propozoi shqyrtimin e rrjedhës së planeve të aktiviteteve në Rajonin Ushtarak Jugor dhe vuri në dukje se niveli i gatishmërisë për operacionet e larta ushtarake u vëzhgua në inspektimet e kryera në muajin prill. Ai shtoi se: “Përafërsisht 70 për qind e njësive tona kanë marrë një vlerësim të mirë.”

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne