Shoigu: Ushtria ruse ka lënë prapa të gjitha ushtritë e botës në aspektin e përqindjes së armëve moderne

Ministri rus i Mbrojtjes Sergej Shoigu u shpreh se në vitin 2018, ushtria ruse ka arritur një nivel unik për sa i përket pajisjes me armë moderne, të cilat nuk u gjetën në asnjë ushtri tjetër të botës.

Duke folur në një takim në Ministrinë e Mbrojtjes të Rusisë, Shoigu u shpreh kështu: “Në total morëm më shumë se 1,500 armë dhe më shumë se 80,000 pajisje. Ky është një numër i madh. Në përgjithësi, kemi arritur 61.5 për qind në aspektin e armëve moderne. Një nivel i tillë moderniteti nuk gjendet në asnjë ushtri të botës sot.”

Shoigu vuri në dukje se objektivi i caktuar gjatë përgatitjes dhe zbatimit të programit të armatimit shtetëror për vitet 2010 – 2020 është arritur në përputhje me planin.

Në një deklaratë të bërë më parë, Shoigu kishte thënë se ata synojnë që në vitin 2019, të rrisin shkallën e armëve moderne në ushtrinë ruse në 67 për qind.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne