Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion Shqiptar kallëzon penalisht gazetarët që vodhën nëpërmjet korrupsionit

Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion Shqiptar ka kallëzuar penalisht gazetarët që ishin punësuar në mënyrë fiktive nga Bashkia e Tiranës duke përfituar nëpërmjet korrupsionit para publike.

Gazetaimpakt zbardh kallëzimin penal:

Kallëzim- Penal

Me nr Protokolli 27511      Më datë 11.05.2020

Kallëzues: Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion Shqiptar përfaqësuar nga kryetari Av. Ndue Pjetra. Ad. Rruga Ibrahim Rrugova, kompleksi Green Park, Tiranë Tel 355692020512

Të Kallëzuar:

-Redjan Molla, Drejtor i UKT sha.

-Mira Kazhani Gazetare dhe administrator e TiranaPost e punësuar dhe këshilltare ekonomike pranë UKT sha.

-Bieta Sulo Gazetare Pranë Tv Top Channel e punësuar specialist pranë UKT sha

-Leka Bungo, Skenarist, Regjizor, “Krijues fondi” me financim të Bashkisë Tiranë.

-Bledar Mane Gazetar, rezulton I punësuar si “Inspektor pyjesh pranë Inspektoriatit shtetëror, dega kukës.

-Ajola Xoxa, Juriste, rezulton e punësuar pranë Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST)

-Aldion Baze, Skënder Minxhozi, Lorenc Vangjeli etj.

Objekti: Kërkojmë fillimin e menjëhershëm të ndjekjes penale, ndaj të kallëzuarve të mësipërm dhe të përsonave të tjerë që do të rezultojnë nga hetimi, si autorë të kryerjes së veprave penale të : “Shpërdorimi I detyrës”, me pasoja të rëndë I kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikim I dekummentave”, I kryer ne bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248/25 dhe 186/25 të K.Penal.

Baza Ligjore: Neni 58, 281-283 të K.Pr.Penal: Neni 248-25 dhe 186/25 të K.Penal:

PARA: Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

I nderuar z. Prokuror!

Marrë shkas nga të dhënat më të fundit të bëra publike në televizion, në median e shkruar, si edhe në rrjetet sociale, nga të cilat rezulton se një numër I madh zyrtarësh të lartë-në shkelje të rëndë të detyrës me pasojë shpërdorimin e miliona dollarëve të fondeve publike- kanë punësuar në mënyrë fiktive persona të ndryshëm ( përgjithësisht gazetarë) me qëllimin e vetëm “blerjen” politike të tyre.

Në kushtet kur mijëra shqiptarë janë nevojtarë për të siguruar bukën e gojës këta drejtues të kallzuar, kanë përpilluar kontrata fiktive pune, duke punësuar në institucione publike, gazetarë ose të afërm të tyre me qëllimin e vetëm të blerjes politike të tyre. Kjo blerje politike duke i sjellë në një gjendje klasike të konfliktit të interest sjell si pasojë mosbërjen publike të skandaleve dhe keqpërdorimit që këta zyrtarë ju bëjnë fondeve publike.

Duke vlerësuar se faktet e bëra publike, janë plotësisht reale dhe të vërteta, bazuar në dokumenta tashmë të bëra publike, kur dhe sot e kjësaj dite nuk ka asnjë përgënjeshtrim mbi vërtetësinë e tyre, kërkojmë nga organi i akuzës një hetim të shpejtë, të thelluar dhe dinjitoz, me qëllim individualizimin e të gjithë drejtuesve publikë që kanë abuzuar me detyrën, duke punësuar pesona publikë me qëllim përdorimin mediatik dhe politik të tyre. Gjithashtu kërkojmë dhe administrimin e të gjitha këtyre dokumentave në formën e duhur ligjore, pas fillimit të hetimeve.

Për këto rrethana që shpjeguam më lart, kërkojmë të kallëzojmë dhe vërtetojmë përpara organit të akuzës se:

1 Për të kallëzuarin Redjan Molla:

Nga publikimi I listës së pagesës së personelit të punësuar pranë Ujësjellës Kanalizime Tiranë, rezulton se pjesë e stafit të këtij institucioni janë edhe shtetaset Bieta Sulo dhe Ermira Kazhani. Shtetaset e kallëzuara, njihen botërisht të impenjuara si gazetare, përkatësisht shtetësja Sulo, është gazetare dhe prezantuese e një emisoni të përditshëm në Tv Top Channel. Ndërsa shtetësja Ermira Kazhani, është publicist, gazetare dhe administratore e medias online “Tirana Post”.

Bazuar në listpagesat e institucionit UKT sha, rezulton se shtetësja Kazhani ka qenë e punësuar si “Këshilltare Ekonomike” dhe shtetësja Sulo, ka qenë e punësuar si “Specialiste”, me pagat respektivisht 830 00 dhe 55000 lekë.

Kjo rrethanë e punësimit të tyre rezulton e provuar edhe nga vërtetimi i Kontributeve Shoqërore/Shëndetësore nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Rezulton se, punësimi, impenjimi I përditshëm dhe arsimimi i shtetaseve Kazhani dhe Sulo, qartësisht nuk përbën asnjë lidhje me “punën” për të cilën ato janë kontraktuar. Madje nuk plotësojnë asnjë kusht apo kriter për të qenë të punësuara në administratën publike.

Këto shtetase nuk janë paraqitur asnjëherë e jo më të kenë qënë të impenjuara si “Këshilltare ekonomike” dhe “Specialiste”, sikurse kërkon një mardhënie normale pune dhe përshkrim ( megjithse fiktiv) I kontratës së tyre. Dhe ky është fakt I provuar lehtësisht nga aktiviteti I tyre I përgjithshëm ku vërtetohet se prania e tyre fizike eshtë e pamundur të jetë njëhkohësisht në dy vende. Dhe sic kërkon kontrata e punës, për një të punësuar të rregullt në administratën publike, nuk kanë plotësuar kriterin kryesor të përcaktuar në legjislacionin në fuqi për të realizuar orët e punës në institucionin ku ato paguhet.( lehtësisht e provuar me arkivat e mediave ku ato punojnë).

Krahas nënshkrimit të një dekumenti fiktiv pra të falsifiktuar, nga ana tjetër në rolin e punëdhënësit dhe personit mbikqyrës, shtetasi Redian Molla në shpërdorim të detyrës ka përpiluar kontrata pune me vetëdijë fiktive, qëllimi i të cilave ishte qartësishtmbrojtja dhe bërja e publicitetit pozitivnga “të punsuarat”, karshi Bashkisë në përgjithësi dhe UKT sha ne vecanti. Jo vetëm kaq por ka paguar në kundërshtim me ligjin, shtetas që nuk kanë qenë present apo punuar në UKT.

Lidhur me këtë fakt kryetari i Bashkisë Tiranë, ka bërë një përgenjështrim edhe më të dënueshem sesa vetë punësimi fiktiv. Në këtë deklarim Veliaj, sqaron se shtetasja Kazhani ka qenë e punësuar si Këshilltare mediash, ndërsa Sulo si specialist, të dyja të kontraktuara si eksperte të jashtëme për strategjinë e komunikimit.

Vetë kamuflimi që z.Veliaj kërkon ti bëjë kësaj Vjedhje përmes një shpjegimi public, është plotësisht i pavërtetë dhe I ndryshëm nga sa dëftojnë dokumentat zyrtarë të ISSH- së dhe listëpagestat e punëtorëve. Kështu shtetësja Kazhani, rezulton e kontraktuar si këshilltare ekonomike dhe jo mediatike sikur pretendon kryetari Veliaj. Nga ana tjetër qoftë Kazhani ashtu edhe Sulo, kanë qenë të punësuara dhe për to paguhen contribute shoqërore dhe shëndetësore si “të punësuara”, sikurse 1 person tjetër full-time, dhe jo si eksperte Jashtme. Dhe në këtë drejtim Kodi i Punës dhe legjislacioni i organizimit të pushtetit vendor ka të përcaktuar qartë kushtet dhe kriteret se si sillet një i punësuar në administratën publike. Jo vetëm kaq por dosja pesonale e tyre do tjegojë qartë shkeljet e kritereve.

I nderuar z.Prokuror!

I kallëzuari Molla ka përpiluar edhe nënshkruar kontrata fiktive me të kallëzuarat Kazhani dhe Sulo. Si rrjedhojë e këtyre kontratave plotësisht të falsifikuara, I ka ardhur dhe vijon ti vijë një dëm i konsiderueshëm financiar fondeve publike.

Mbi zbardhjen e plotë të kësaj vepre mund të administrohen: kontratat individuale të punës; listpagesat e këtyre shtetasve nga UKT sha; Vertetimet online nga ISSH-ja mbi pagesën e konributeve shoqërore dhe shëndetësore, listprezenca e punonjësve të UKT, si dhe dosja personale e këtyre punonjësve.

Për të vërtetuar se këto shtetasve, jo vetëm që nuk kanë qenë për asnjë ditë të vetme pranë zyrave të UKT, mund të administrohet rregjistri i paraqitjeve ditore të personelit (apeli), si edhe mund të kërkohet ndonjë akt/ document/shkresë, apo cdo lloj dokumenti tjetër ku këto shtetase mund dhe duhet të kishin përpiluar si “punonjëse”. Gjithashtu mund të administrohen të dhëna publike në lidhje me aktivitetin e tyre të përditshëm në meidat përkatëse.

Duke menduar se jo vetëm këto dy raste, porn jë praktikë e tillë abuzimi tashmë është bërë udhë në Bashkinë e Tiranës dhe në Institucionin e UKT sha, kërkojmë një hetim të menjëhershëm nga ana e Prokurorisë duke shprehur gjithë bindjen tonë mbi fajësinë e të kallëzuarve.

  1. Mbi të kallëzuarin Leka Bungo

Duke qenë se deri tani në gjithë opinionin public janë vërtetuar dhe rezultuar më se të provuara të gjitha publikimet mbi rastin “ Molla, Sulo, Kazhani”, një kallëzim me baza reale rezulton dhe bëhet edhe ndaj shtetasit Leka Bungo, I cili duke pretenduar krijimin e një fondi krijues, ka mundur të përvetësojë një shumë prej disa dhjetra milion lekësh, nga ana e Bashkisë Tiranë.

Rezulton se I kallëzuari Bungo, në fillimin e procedurave për shembjen e Teatrit Kombëtar ishte i “reshtuar” sin jë ndër personat dhe regjizorët që nuk do ta pranonin prishjen e tij. Por menjëherë pas dhënies në favor të tij të shumës prej 26 milion lekë dhe 26 mijë dollarë, ai ka “ndëruar qëndrim”, duke mos bërë më asnjë prononcim apo qëndrim në mbrojtje të teatrit. Mesa duket qëndrimi i tij,

Tashmë qartësisht është “ zbutur” nga milionat e dhënë nga Bashkia e Tiranës dhe kryetari Erjon Veliaj.

Mbi rrethanat e mësipërme krahass qëndrimit të ndryshëm të mbajtur nga ky I kallëzuar ka qenë publicisti Ilir Demaliaj, që ka publikuar në vijëmësi të dhëna e fakte që provojnë dhënien e shumave të konsideruehsme nga Bashkia Tiranë, në favor të shtetasit Leka Bungo. Duke interpretuar në konformitet qëndrimin e këtij të kallëzuari dhe duke patur dyshime mbi qëllimin e krijit të këtij Fondi Krijues, kërkojmë nga prokuroria një hetim të thellë dhe të mirëfilltë, duke hetuar qëllimin e krijimit të këtij fondi, destimit që I është dhënë këtij fondi ku do të rezultojë mëse e qartë përgjegjësia dhe vjedhja e bërë nga ky I kallëzuar. Madje referuar në kompleksitet këtyre fakteve rezulton se ka elementë të mashtrimit për të përfituar padrejtësisht subvencione nga shteti (neni 144 i K.Penal).

III. Mbi të kallëzuarin Bledar Mne dhe punëdhënësin Armando Lamaj

Shtetasi Bledar Mane, referuar shkresës të bërë publike për të gjendur bashkëlidhur këtij kallëzimi, rezulton se në vitin 2018, është emëruar dhe ushtron funksionin e inspektorit të pyjeve pranë Inspektoriatit Shtetëror, Dega Kukës!!!

Nga verifikimet e kryera, ky shtetas me profesion gazetar, nuk paraqet asnjë lidhje efektive që të justifikojë apo të përbëjë indicia se ky punësim është konform kritereve, efektiv, real dhe i qënësis hëm. Për këtë arsye rezultojnë dyshime të arsyeshme se ky punësim është plotësisht fiktiv, prandaj kërkojmë që sa më shpejt të hetohen këta dy të kallëzuar.

Në rastin konkret ashtu si enë rastet e mësipërme, me qëllim “mbylljen e gojës”, së këtij shtetasi si një personazh “përgjithësisht kritik”, duket se i është arritur qëllimi përmes këtij “punësimi”, plotësisht fiktiv.

Fiktiviteti I kësaj mardhënie pune, rezulton në të gjitha elementët e saj. Pasi është e pamundur mënyra se si është krijuar dhe ka vijuar punësimin, kur I punësuari gjatë gjithë periudhës është resident në Tiranë, dhe vendi i punës është në Kukës?!

Si e ushtron funksionin e Inspektorit të pyjeve dhe ujërave kur edukimi është për gazetari, dhe aspak me pyjet, mjedisin apo të ngjashme?!

Vetëm nga verifikimi i lajmeve online, rezulton se ky i kallëzuar ka qenë i hetuar disa herë vepra penale të “Trafikut të narkotikëve” dhe “Trafikut të qenieve njerëzore”.

Në lidhje me punësimin, i kallëzuari Mane për disa kohë me radhë rezulton të ketë qenë I punësuar në Bashkinë Përmet, ndërkohë që rezulton se ai nuk ka qenë resident në këtë qytet.

Edhe në lidhje me këtë konstatim kërkojmë që të kryhen hetime të menjëhershme dhe të zbardhet e gjithë kjo skemë e paligjshme dhe me pasoja të rënda për financat publike. Me këto veprime të kryera nga personat që kanë punësuar këta shtetas rezultojnë qartë elementë të vjedhjes së fondeve publike duke shpërdoruar detyrën. Madje vetë të gjithë të punësuarit nëpërmjet rrethanave të rreme kanë mashtruar duke vjedhur fonde publike. Ato kanë gënjyer dhe kanë shpërdoruar besimin me qëllim vjedhjen e parave nga institucionet shtetërore. Pasi të gjithë të punësuarit me veprimet e tyre në dijeni të plotë që nuk kryenin asnjë punë publike kanë përfituar fonde shtetërore në formën e pagesave mujore. Kështu që plotësohen dhe elementet e nenit 143 të K.Penal pra “ Mashtrimit”.

  1. Mbi shtetasit Mero Baze, Skënder Minxhozi, Lorenc Vangjeli etj.

Fëmijet e këtyre shtetasve si më sipër, përfaqësues të medias, rezultojnë të punësuar në institucionet publike sikurse vijon: djemtë e gazetarëve Mero Baze dhe Skënder Minxhozi janë të punësuar pranë Bashkisë Tiranë. Duke ditur vijën editorial të këtyre dy gazetarëve, kërkojmë që të hetohen imtësisht procedurat e punësimit të këtyre dy personave, për sa kohë pagat e tyre janë drejtpëdrejt nga fondet publike.

Rezulton se shtetasi Lorenc Vangjeli, në funksionin e gazetarit dhe drejtuesit të një emisioni pranë Televizionit Publik Shqiptar, është i punësuar si “Specialist”, pranë Agjensisë Shtetërore të Kadastrës. Edhe pse në mungesë të një akti shkresor për të dokumentuar këtë pretendim, duke qenë se të gjitha pretendimet pjesë e këtij kallëzimi janë reale, edhe në lidhje me këtë shtetas kërkojmë që të bëhen verifikime dhe hetime, mbi fiktivitetin e kësaj mardhënie pune dhe përgjegjësinë penale të punëdhënësit Artan Lame. Dhe në këtë rast janë agumentat e shpjeguara prej nesh se shtetasit e tjerë të përmendur në këtë kallëzim. Jo vetëm aq, por këto veprime janë hapur në një konflikt interesi.

I nderuar z.Prokuror!

Përditë e më tepër janë dhjetra e dhjetra miliona dollarë, para publike të krijuara nga taksat dhe tatimet e qytetarëve shqiptarë, të cilat abuzohen, vidhen dhe ju jepen nga zyrtarë të korruptuar, subjekteve përgjithësisht gazetarë, me qëllimin e vetëm për “ blerjen politike” të tyre.

Në një periudhë kur qindra mijëra qytetarë, ndodhen në një betejë të përditshme mbijetese, kur papunësia grin përditë të rinjtë shqiptarë, duke i detyruar të emigrojnë me turma e valë si para 200- vitesh, e nga ana tjetër grykësia e pushtetarëve dhe servileëve që ju shkojnë pas, I kushton rëndë buxhetit të shtetit, përbën detyrim jo vetëm ligjor por edhe moral të prokurorisë shqiptare, e në këtë rast të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, që të hetojë me profesionalizëm dhe shpejtësi të gjitha rrethanat e sjella përmes këtij kallëzimi duke vendosur përpara përgjegjësisë penale dhe civile (për të kthyer të gjitha paratë e marra padrejtësisht), të gjithë personat e kallëzuar si edhe zyrtarët e tjerë që do të dalin në vijim të hetimeve që do të kryhen.

Nga sa më sipër, në bazë të nenit 58, 281-283 të K.Pr.Penale,

KERKOJME

Regjistrimin e procedimit penal.

Hetimin dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të personave të kallëzuar në këtë material kallëzues

Bashkëlidhur:

Kopje të listë-pagesave të personave të punësuar pranë UKT sha.

Publikimi/përgënjeshtrimi i Kryetarit Erjon Veliaj ( kur rezultojnë të rreme të gjitha argumentat e këtij publikimi në raport me gjendjen zyrtare të akteve të UKT-së);

Publikimi i publicistit z. Ilir Demalia; etj.

Kallëzues, Shqoqata e Avokatëve Aantikorrupsion

Kryetari, Av. Ndue Pjetra

/Gazetaimpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne