Shqiperia

Shoqata e Infermierëve: Turp heshtja e institucioneve!

Një mjek kirurg është sulmuar gjatë mesditës së sotme, në oborrin e spitalit Rajonal të Shkodrës. Mjeku me inicialet B.G., dyshohet se është goditur për shkak të detyrës.

Pas heshtjes së instancave përgjegjëse si, Urdhri i Mjekut të Shqipërisë, ka qënë shoqata e Infermierëve të Shqipërisë, ajo që ka dënuar rastin duke e konsideruar të turpshëm si dhe ka bërë thirrje për marrjen e masave për mbrojtjen e personelit mjekësor kudo në vend.

Reagimi i plotë i Shoqatës së Infermierëve të Shqipërisë

Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë e dënon dhunën e ushtruar sot ndaj mjekut në Shkodër Dr.B. G. që ishte në krye të detyrës dhe pa asnjë të drejtë është goditur dhe dhunuar nga familjarët e një pacienti.

Por më e turpshme është heshtja e institucioneve përkatëse dhe drejtorisë spitalore, Spitali Rajonal Shkodër.

Kur do mbrohen mjekët dhe infermierët? Pasi të emigrojnë të gjithë jashtë apo pasi të jenë dhunuar të gjithë?

Mos prit të jesh ti një i dhunuar që të reagosh.

Duhen marrë masa për mbrojtjen e personelit kudo në vend dhe të dënohen maksimalisht kushdo që ushtron çfarë do lloj dhune ndaj personelit mjekësor.

OPINIONE

INTERVISTA