Shoqata Maqedonase ‘’Ilinden”-Tiranë i shpreh ngushëllime Presidentit Ilir META

Drejtuar:  SH.T.Z. Ilir META President i Republikës së Shqipërisë

 I nderuari z. Meta,

Në emrin tim personal dhe në emër të Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë si dhe në emrin e Minoritetit komëtar Maqedonas në Republikën e Shqipërisë shpreh ngushëllime të sinqerta Juve si President dhe familjeve tët ë ndjerëve, si dhe atyre që humbën të dashurit e tyre, ndërsa të lënduarve u dëshiroj shërimin sa më të shpejtë. Shpreh keqardhjen për viktimat civile dhe dëmet materiale të shkaktuara nga tërmeti 6.4 shkallës rihter i datës26.11.2019  i orës 3:55 të mëngjesit që goditi qytetin e Tiranës dhe Durrësit. Fatkeqësitë natyrore nuk mund të kontrollohen dhe shpesh na tregojnë se sa e brishtë është jeta njerëzore dhe sa e prekshme është edhe bota moderne. Jam i sigurt se do të tejkalohën këto momente të vështira, dhe edhe njëherë shpreh mbështetjen dhe inkurajimin tim përtej kalimin e kësaj krize. Në këto momente të vështira zemrat e Minoritetit Kombëtar Maqedonas në Republikën e Shqipërisë janë me ju!

Shoqata Maqedonase ‘’Ilinden”-Tiranë     

Kryetar  Nikolla Gjurgjaj 

/Gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne