Show i Finos dhe Vasilika Hysit për zgjedhjen e kryeprokurorit

Një histori që filloi si teatër rrezikon të mbarojë në të njëjtën mënyrë. Kjo po ndodh në komisionin e ligjeve që do të shqyrtojë kandidaturat për kryeprokuror të përkohshëm. Sikur mos kishin dëgjuar deklaratat që LSI dhe PD kanë bërë gjatë gjithë ditës anëtarët socialistë kanë vendosur të bëjnë rrolin e tolerantit dhe të shtyjnë mbledhjen gjoja për të pritur opozitën.

Anëtarja e Komisionit, Vasilika Hysi është shprehur se do të ishte mirë të ishin të pranishëm edhe kolegët opozitës dhe për këtë ka kërkuar që të shtyhet seanca për pak më shumë se 10 minuta.

E njëjta kërkesë është bërë edhe nga deputeti Bashkim Fino. Në këtë situatë kreu i Komisionit, Ulsi Manja edhe pse hodhi poshtë kërkesën e Hysit, pas ndërhyrjes së Finos vendosi të ndërpresë seancën për 15 minuta.

Kuptohet se e gjithë mizanskena ka qenë e parapregatitur për të krijuar idenë e tolerancës kur ska shqiptar qe nuk e di se opozita ka rrefuzuar pjesmarrjen në një farsë që do të zgjedhe një kryeprokuror militant./ lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne