Bota

Shoygu: Zjarri në anijen për studime nënujore shpërtheu në pjesën e baterive

Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergey Shoygu deklaroi se zjarri që ra në anijen për studime nënujore ka filluar nga pjesa ku ndodheshin bateritë.

Sipas komunikatës së lëshuar nga Kremlini, ministri Shoygu i dorëzoi një raport Presidentit Vladimir Putin në lidhje me shkakun e zjarrit që ra në anijen që bënte studime nënujore për Forcat Detare të Rusisë, me çrast humbën jetën 14 marinarë.

Shoygu tha se riparimi i anijes është i mundshëm, ndërsa shtoi se ende janë duke u bërë vlerësimet se sa do të zgjasin punimet.

Ministri dha informacione në lidhje me arsyen e ngjarjes, ku tha se “Arsyeja kryesore është zjarri që ra në pjesën ku ndodheshin bateritë dhe shpërndarja e tij në anije”.

Ndërkaq në lidhje me pjesën bërthamore të anijes, Shoygu tha se “Mekanizmi bërthamor është izoluar dhe mbyllur plotësisht. Gjithashtu janë marrë masat e nevojshme për mbrojtjen e mekanizmit, i cili është në funksion të plotë. Kjo na jep shpresë që anija brenda një kohe të shkurtë do të jetë sërish e përdorshme”./trt

OPINIONE