Rajoni

Shpallen fajtorë 9 të akuzuarit për sulm ndaj kombëtares izraelite

Gjykata Themelore në Prishtinë i shpalli fajtorë nëntë të akuzuarit për organizimin e sulmit të parandaluar në Shkondër ndaj lojtarëve të Kombëtares së Izraelit në futboll.

Tre prej të akuzuarve në rastin e grupit të dyshuar për organizimin e sulmit terrorist në Shkodër, ndaj Kombëtares së Izraelit, që ndodhen në paraburgim kanë refuzuar të vijnë në Gjykatë për të dëgjuar shpalljen e aktgjykimit ndaj tyre.

Visar Ibishi, Burim istrefi, Leutrim Vojvoda, Flamur Gashi, Kenan Plakaj, Arton Ahmeti, Lulzim Gashi, Leutrim Musliu, Besart Peci, janë të akuzuarit për këtë rast.

Visar Ibishi u dënua me 1 mijë e 800 euro gjobë dhe 10 vjet burgim unik, Burim Istrefi me 3 vjet burg, Leutrim Vojvoda me 5 vjet burg, Flamur Gashi me 5 vjet, Kenan Plakaj me 1 mijë e 800 euro dhe 1 vit e gjashtë muaj burg, Arton Ahmeti me 1 vit e gjashtë muaj burg, Lulzim Gashi me gjashtë vite burg, Leutrim Musliu me 3 vite e 6 muaj burg dhe Besart Peci me 2 mijë e 500 euro gjobë.

Gjyqtari Hamdi Ibrahimi, në arsyetim tha se gjykata ka vërtetuar se Visar Ibishi ishte lider i grupit dhe personi që është kontaktuar direkt nga Lavdrim Muhaxheri për të organizuar grupi dhe për të kryer sulmin.

Kombëtarja e Izraelit erdhi në Shqipëri më 12 nëntor 2016 për të zhvilluar ndeshje futbollistike për kualifikimet e Botërorit Rusi 2018.

OPINIONE