Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Turqi, Erdogan fiton me 52,59% të votave

Këshili i Lartë Zgjedhor i Turqisë (YKS) ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të 24 qershorit.

Sipas YKS-së, në zgjedhjet presidenciale brenda vendit, jashtë shtetit dhe në dogana kanë votuar gjithsejt 51.197.959 zgjedhës. Mes tyre, 50.068.627 vota janë shpallur të vlefshme, ndërsa 1.129.332 të pavlefshme. Pjesëmarrja në votime është realizuar në nivelin 86,24%.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, brenda vendit ka marrë 25.436.238 vota, jashtë shtetit 807.974 vota dhe në dogana 86.611 vota apo gjithsej 26.330.823 (52,59%).

Duke folur për gazetarët, kreu i YSK-së, Sadi Guven, konfirmoi se Erdogani mori 26.330.823 vota në të gjithë Turqinë.

Prej kandidatëve të tjerë, Muharrem Ince ka fituar gjithsej 15.340.321 vota (30,64%), Meral Aksener 3.649.030 (7,29%), Selahattin Demirtas 4.205.794 (8,40%), Temel Karamollaoglu 443.704 vota (0,89%) dhe Dogu Perinçek 98.955 vota (0,20%).
Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare

Për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, nga 59.367.469 votues të regjistruar në vend, jashtë shtetit dhe në dogana, kanë votuar gjithsej 51.189.444 zgjedhës. Nga këto, 50.137.175 vota ka rezultuar të vlefshme dhe 1.052.269 të pavlefshme. Pjesëmarrja në votime është realizuar në nivelin 86,22%.

Sipas rezultateve, AK Partia ka siguruar 295 vende në Parlament me gjithsej 21.338.693 vota (42,56%) .

CHP-ja ka siguruar 146 deputetë me 11.354.190 vota (22,65%), MHP-ja 49 deputetë me 5.565.331 vota (11,10%), HDP-ja 67 deputetë me 5.867.302 vota (11,70%), IP-ja 43 deputetë me 4.993.479 vota (9,96%).

Zgjedhjet e 24 qershorit shënojnë kalimin e Turqisë në sistemin e qeverisë presidenciale, por edhe ndryshime të tjera, ku vlen të përmendet shkrirja e Kryeministrisë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne