Shpallet gjendje emergjente në pesë provinca të Jemenit

Në pesë provinca të Jemenit Ebin, Aden, Lahaxh, Dala’e dhe Shibva është shpallur gjendje emergjente për tu përballur me sëmundjen e kolerës.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se ky vendim është marrë në kushtet kur UNICEF ka deklaruar se numri i personave që humbën jetën nga sëmundja e kolerës ka shkuar në 1300 persona dhe një e katërta e tyre janë fëmijë dhe sëmundja epidemike Kolera është përhapur në shumicën e provincave të Jemenit. Një zëdhënës i UNICEF në Jemen gjithashtu ka thënë se në dy muajt e ardhshëm numri i personave të infektuar me Kolerën në Jemen mund të shkojë deri në 300 mijë persona. Sipas raportit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, provinca Haxhe në veriperëndim të Jemenit ka numrin më të madh të viktimave të shkaktuara nga sëmundja epidemike Kolera dhe pastaj radhiten provincat Ib dhe Hudejda. Vlen të theksohet se agresioni ushtarak i Arabisë Saudite dhe luftimet e ushtrisë dhe komiteteve të rezistencës popullore kundër forcave mercenare të mbështetura nga Arabia Saudite, kanë vështirësuar punën për tu përballur me sëmundjen epidemike Kolera në Jemen./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne