Shqiperia

Shpallet në kërkim Artan Koçeku, mori leje nga burgu për vrasjen e Angjelin Shkambit

Një ditë pas vrasjes së Angjelin Shkambit, policia ka arritur të zbulojë autorin dhe motivet e ekzekutimit. I dyshuari kryesor për vrasjen është Artan Koçeku, të cilit, Angjelini i kishte pasur gati 40 mijë euro borxh. Për këtë borxh kishin lindur konfliktet dhe Koçeku më pas përfundoi në burg për vjedhje. Burime nga policia thanë se pak ditë më parë ai mori leje dhe la takim me Shkambin. Mësohet se Koçeku e ka ekzekutuar atë pasi nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët në lidhje me borxhin.
Sot Koçeku duhet të kthehej në qelinë e tij në burgun e Peqinit, por ai është zhdukur pa lënë gjurmë. Ekzekutimi ndodhi të dielën në mesditë në Stom Golem të Shkodrës brenda në makinën e Shkambit. Ai u qëllua në kokë me tre plumba pistolete.

OPINIONE