Shpenzimet marramendëse të Telekomit, mbi 100 mijë euro vetëm në udhëtime

Nga biletat e aeroplanit e deri tek akomodimi në hotele, mëditjet e taksit.

Mbi 100 mijë euro të tjera kanë shpenzuan në udhëtime zyrtare udhëheqësit e ndërmarrjes publike, Telekomi i Kosovës.

Por këta të fundit u kujdesën që shpesh herë të marrin edhe vetura më qira veç biletave për tren, autobus, e taksi.

Në dokumentin e shpenzimeve dhe sponsorizmëve të siguruar nga arbresh.info thuhet se nga marsi i 2009-es deri në dhjetor të 2018-es udhëheqësit e Telekomit të Kosovës kanë shpenzuar saktësisht 102.559 euro në udhëtime zyrtare.

Një pjesë e madhe e parave janë shpenzuar në bileta të udhëtimit ndërsa kishte raste vetëm për një udhëtim janë paguar mbi 16 mijë euro. Në dokumentin thuhet se udhëtimi zyrtarë është realizuar në dhjetor të 2016-es por të zbrazëta kanë mbetur rubrikat e personave që ka realizuar udhëtimin dhe destinacionit. Apo rasti kur për dy bileta janë paguar 6 mijë e 871 euro as në këtë rast nuk ceket vendi drejt të cilat kanë udhëtuar.

Edhe për hotele e ushqim duket të jenë treguar shumë dorëshlirë. Në të njëjtin dokument përmenden raste kur për to janë paguar mbi 3 mijë euro ose saktësisht 3 mijë e 339 euro ndërsa nuk figuron se në emër të kujt janë paguar dhe në çfarë udhëtimi.

Por rasti hynë në shpenzimet e vitit 2012, e po në këtë vit janë shpenzuar mjaftë edhe në mëditje, në vetëm një rast po ashtu pa emër të personit dhe destinacion të udhëtimit janë ndarë 21 mijë e 249 euro.

E për shërbime të taksitë kishte raste kur ishin shpenzuar deri 400 euro. Ky shpenzim është regjistruar në shtator të 2014-es gjatë një udhëtimi zyrtarë në Amerikë.

Arbresh.info ditë më parë ka raportuar për shumë të ngjashme të shpenzuar ndër vite në dreka dhe darka zyrtare.

Mbi 100 mijë euro ose saktësisht 114 mijë e 915 euro janë shpenzuar për dreka dhe darka në periudhën 12 vjeçare e gjysmë, 2006- maj 2019.

Nga maji deri në nëntor të 2006-ës janë shpenzuar afër 3 mijë euro ose saktësisht 2 mijë e 675 euro.

E një vit më vonë janë shpenzuar gjysma e kësaj shume, gjithsej 1,692 euro. Në 18 dreka zyrtare 857 euro ndërsa në 5 darka zyrtare 834 euro.

Ndërsa viti në të cilin ishin regjistruar më së paku dreka zyrtare ishte 2008-ta me vetëm 5 të tilla e që gjithsej kanë kushtuar 238 euro.

Në atë kohë në krye të Postës dhe Telekomit të Kosovës ishte Sabehëdin Ramaxhiku si ushtrues detyre i drejtorit menaxhues deri në korrik të 2008-ës ndërsa Adnan Mervoci deri në shtator e Ramaxhiku përsëri si U.D. në pjesën e mbetur të vitit.

Por, në 2009-ën ndërmarrja që atë kohë operonte si më fitimprurësja në vend kishte shpenzuar mbi 11 mijë euro. 10 mijë e 357 euro në 27 dreka zyrtare ndërsa në vetëm dy darka janë shpenzuar 629 euro.

E mbi 5 mijë euro ose saktësisht 5,258 euro ishin shpenzuar më vitin 2010, në 2011-en ishin shpenzuar 3 mijë e 358 euro në 64 dreka zyrtare e në 2012-en, 9 mijë e 77 euro në 59 dreka zyrtare ndërsa vetëm një darkë zyrtare në vlerë prej 189.00.

Por, shpenzimet ishin rritur dukshëm në vitin 2013, rreth 17 mijë euro ishin shpenzuar në dreka dhe darka.

Ndryshe arbresh.info ka raportuar për dhjetëra shpenzime dhe sponsorizime që ndërmarrja publike, Telekomi i Kosovës ka bërë për vite me radhë.

Në mesin e tyre edhe mijëra euro të ndara për këngëtarë të zhanreve të ndryshme, aktorë, spektakle të bukurisë e sallone të ondulimit.

arbresh.info ka raportuar edhe për rastet kur buxheti i Telekomit të Kosovës është shfrytëzuar për të paguar tiketat e shqiptuara në komunikacion dhe për shopping./Kp

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne