Shpërdorimi i ushqimit në Amerikë, statistika tronditëse!

Në kohën kur një numër i madh i njerëzve në botë kanë nevojë urgjente për artikuj ushqimorë, populli i Amerikës një pjesë të madhe të lëndëve të tyre ushqimore i hedhin në koshin e plehrave.

Faqja informative Al-Xhazira.net në një raport të saj shkruan se qytetarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi 6.500.000.000 kg lëndë ushqimore të prodhuara në këtë vend, i hedhin në koshin e mbeturinave. Në kohën kur 795 milionë njerëz në të gjithë botën janë të uritur, në Amerikë për çdo vit shpërdorohen me dhjetëra miliarda kilogram lëndë ushqimore. Hulumtimet në fushat shoqërore dhe ekonomike, gjithashtu, tregojnë se qytetarët amerikanë janë të shqetësuar nga hedhja e lëndëve ushqimore në plehra, mirëpo programet të cilat janë zbatuar deri më tani për të parandaluar shpërdorimin e lëndëve ushqimore, nuk kanë qenë të suksesshëm. Rezultatet e hulumtimeve të tilla të cilat i ka publikuar qendra hulumtuese e Universitetit “John Hopkins” në qershor të vitit 2015, tregojnë se qytetarët amerikanë nuk janë të kënaqur me hedhjen e lëndëve ushqimore në koshin e plehrave, mirëpo për të konsumuar ushqim të freskët, nuk kanë rrugëzgjidhje tjetër, përveçse të hedhin në koshin e plehrave ushqimin e mbetur./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne