Shpërthejnë thirrjet në stadiumin e Kukësit: Lironi vëllezërit tanë

Thirrjet “Lironi vëllezërit tanë” janë dëgjuar sot në stadiumin “Zeqir Ymeri” në ndeshjen Kukësi-Laçi, për gjysmëfinalet e Kupës së Republikës. I gjithë stadiumi është dëgjuar të thërrasë në kor dhe të kërkojë lirimin nga burgu të kuksianëve që janë arrestuar pas protestës në Tunelin e Kalimashit për tarifën e vendosur në Rrugën e Kombit.

Ende 11 protestues mbahen të burgosur për shkak të dhunës në protestën në Kalimash kundër taksës 10 euro për makinat. Qytetarët dhe opozita thonë se arrestimet ishin të paligjshme, ndërsa mes të arrestuarve ka nga ata që nuk kanë qenë fare në protestë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne