Shpërthen Endri Shabani: Helmeta dhe matrapikë nuk kishte, ama kamera dhe dronë që të dilte Rama kishte plotë…

Pedagogu dhe aktivisti Endri Shabani, i ftuar në Top Show, ka shpërthyer ndaj mënyrës si është menaxhuar situata emergjente pas tërmetit. Shabani thotë se nuk kemi shtet dhe se paratë shkojnë për propagandë për të blerë kamera dhe dronë, ndërsa për mjete të emergjencës nuk ka para.

“Kam jetuar në vende të tjera si Anglia apo Franca. Kur ke një emergjencë vjen menjëherë ambulanca apo zjarrëfikësja. Këtu ra tërmeti, vajti ushtria pas dy orësh, kur nuk është më emergjencë. Këtu bën aksident dhe vjen ambulanca me vonesë, më shpejt vjen pica se ambulanca. Kur nuk kemi ekipe emergjence do të thotë që nuk kemi shtet.
Ekipet e emergjencës, helmeta nuk kishin, matrapik nuk kishin, ama droni nuk mungoi, kamerat që kapin kryeministrin, për këto janë leket aty gjithmonë, kurse për të zgjidhur hallet e njerëzve nuk kanë lek”. /TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne