‘Shpërthen’ gazetari kundër Policisë Bashkiake: Për çfarë jeni pajisur me pranga?

Gazetari dhe aktivisti i shoqërisë civile Marjon Gorica ka përdorur një gjuhë tepër të rëndë kundër punonjësve të Policisë Bashkiake, duke i cilësuar ata dhe si militant që i shërbejnë këtij institucioni.

Referuar disa fotove të shpërndara shpesh herë në profilin e tij në Facebook, Gorica ngre pyetjen se për cfarë i duhen prangat një polici bashkiak pasi ai nuk ka të drejtë të prangosi qytetarët.

Madje aktivisti Marjon Gorica e ka ngritur shpesh herë këtë shqetësim referuar dhe faktit se ata nuk duhet të kenë akses në arrestime dhe as përdorim prangash pasi nuk kanë certifikimin e duhur dhe “policimi” i tyre nuk është i bazuar në ligjin e Policisë së Shtetit ku janë dhe dispozitat për përdorimin e prangave

 

Postimi i plotë:

Askush nuk reagon dhe nuk merr mundimin të bëj diçka të tillë.
Pse një punonjës i Policisë Bashkiake duhet të pajiset me pranga?
A ka të drejt ky person të prangosi një qytetar??
Po e prangosi çfarë do të bëj me qytetarin? Ku do ta çoj?
Mundet sot një militant në Policinë Bashkiake t’i mohoj lirinë një qytetari e ta prangosi sepse po shet produktet e bahçes së tij për të ngrënë bukë?

Ata nuk duhet të kenë akses në arrestime dhe as përdorim prangash pasi nuk kanë certifikimin e duhur dhe “policimi” i tyre nuk është i bazuar në ligjin e Policisë së Shtetit ku janë dhe dispozitat për përdorimin e prangave

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne