Shpërthen Igli Cara: Refuzoj ta quaj Bashën kryetar. As Enveri s’i merrte vendimet vetëm

Deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara deklaon se do të refuzoj ta njoh Lulzim Bashën kryetar të Partisë Demokratike nëse farsa e zgjedhjeve brenda partisë do të përmbyllet në 22 korrik.

Në një intervistë për emisionin “Fol me mua” në RTSH, Cara ka deklaruar se nuk mund të lejoi që Lulzim Basha të vjedh zgjedhjet brenda forcës së tij politike.

“Nëse do të kishte një garë të ndershme, unë i pari do të thosha: T’i fitove unë do të jem ushtari i partisë tënde.

Por unë refuzoj që këto t’i quaj zgjedhje. Sepse nëse kam refuzuar dhe nuk kam pranuar vjedhjen e Edi Ramës që e kam kundërshtar politik nuk mund të pranoj që të vidhen zgjedhjet në shtëpinë time siç po bën Lulzim Basha. Refuzoj ta quaj kryetar pas këtyre zgjedhjeve farsë”, deklaroi Cara.

Deputeti i Durrësit, i cili u la jashtë listës së kandidatëve për deputetë nga Basha shprehet se edhe diktatori Enver Hoxha vendimet e rëndësishme i merrte me njerëz të afërt dhe asnjëherë vetëm siç bëri Basha.

“Sali Berisha e ka mbledhur gjithmonë kryesinë sa herë ka pasur lista. Po si mund të ndodhi pas 27 vitesh demokraci, ku kam përshtypjen që Enver Hoxha dhe Nexhmija nuk i bënin listat vetëm pa patur një konsultë.

Të më bësh një listë deputetësh dhe mos e paraqitësh në kryesi. Pse duhen fshehur listat. Ne jemi parti legale, nuk jemi parti komuniste”, deklaroi Cara.

Deputeti demokrat deklaroi se nuk dot marrë pjesë nëse zgjedhjet do të mbahen në 22 korrik dhe sipas tij të njëjtin vendim kanë edhe shumë ish-kolegë dhe anëtarë të kryesisë së PD.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne