Shpërthen Manjani: BE ka bërë spektakël me Kushtetutën e Shqipërisë

Ish Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, duke folur për reformën në drejtësi, lëshoi akuza të forta për ndryshimet që i janë bërë Kushtetutës së Shqipërisë. Manjani deklaroi se ekspertët e Bashkimit Europian kanë bërë spektakël me reformën në drejtësi.

Manjani: Debati me ambasadorin Lu dhe ish kryeprokurorin, mbështet reformën ose do kesh pasoja. Nesër mund ta bëjë këtë presion ambasadori rus, i Koresë ose i Turqisë. Sigurisht ne nuk kemi bërë reformë, por spektakël në drejtësi, sepse kushtetutën që kemi ne sot në fuqi nuk ka shtet ta ketë në rruzullin tokësor. Dhe e kemi bërë sepse kështu e donin ekspertët e BE, dhe ata që duhet ta votonin u kërcënuam dhe u bë kjo është reforma. Unë kam dyshimet e mia, sepse vetingu sapo ka filluar, dhe nuk është meritë pse dikush ka dhënë dorheqjen, por unë jam skeptic, sepse vetingu nuk ishte paraparë të ishte një ILDKP e dytë. Vetingu duhet të analizojë integritetin, profesionalizmin, cfarë vendimi ke dhënë dhe pastaj cfarë pasurie ke. Dhe kjo ndodh në një vend, ku vetëm në vitin 2004 ka hyrë kultura e Bankës, pra formalitet total. Pra kjo është një histori që e fsheh problemin nuk e ekspozon.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne