Shpërthim afër Mesxhidul-Haram në Meke

Në kohën kur mediat e Arabisë Saudite kanë njoftuar se një sulmues kamikaz ka shpërthyer rripin me lëndë eksplozive pasi ishte rrethuar nga forcat e policisë në lagjen Axhjad të Mekës, Ministria e Brendshme e Arabisë Saudite ka thënë se janë neutralizuar tre operacione terroriste në Meke dhe Xheda.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se sipas mediave saudite, nga shpërthim kamikaz janë plagosur të paktën 11 persona ku pesë prej tyre ishin pjesëtarë të forcave të sigurisë. Ministria e Punëve të Brendshme të Arabisë Saudite në lidhje me këto ngjarje ka lëshuar një deklaratë në të cilën ka theksuar: “Një operacion terrorist është neutralizuiar nga forcat e sigurisë pasi kishte për qëllim të godas vizitorët e “Shtëpisë së Zotit”. Pesë persona të këtij grupi terrorist janë arrestuar në Meke dhe Xheda që në mesin e tyre është edhe një femër”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne