Shpërthim me eksploziv në Krujë, merren në pyetje pronari i biznesit

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një biznes në Krujë.

Sipas të dhënave të para shpërthimi ka ndodhur rreth orës 00:45 në një dyqan në pronësi të Gëzim Metës në fshatin Nikël të Krujës.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar vetëm dëme të mëdha materiale.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet, ndërsa ka marrë në pyetje edhe pronarin për të zbuluar nëse ka konflikte të mundshme që mund të kenë çuar në këtë akt kriminal.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne