Shpërthim eksplozivi në një lokal në Elbasan, dyshimet e para

Një shpërthim me lëndë eksplozivi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës tre në një lokal në qendër të qytetit të Elbasanit, ku paraprakisht dyshohet se shkak është konkurrenca.

Sipas informacioneve lokali është në pronësi të ish futbollistit të Elbasanit Mateo Toçi.
Nga ngjarja fatmirësisht nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan në pjesën e jashtme të lokalit me administrator shtetasin M.T., në pjesën e jashtme të lokalit ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne