Shpërthim i fuqishëm në Fier

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Fierit. Mësohet se një sasi eksplozivi e vendosur një automjet tip ‘Benz’ me targa AA270IV në lagjen ‘29 Nëntori’, shpërtheu.

Ervin Memo, 38 vjeç, është personi që ka mbetur i plagosur në Fier, pasi makina tip “Benz” ku ndodhej, ka shpërthyer rreth orës 22:55, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë”.

Memo është dërguar në spitalin Rajonal dhe mjekët e kanë vlerësuar gjendjen e tij jashtë rrezikut për jetën. Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes nga Policia, gjatë kohës së shpërthimit, mjeti ka qenë i parkuar dhe drejtuesi i tij sapo kishte hipur në mjet.

Në vendngjarje, mbërritën forcat zjarrfikëse dhe policia që ka vendosur perimetrin e sigurisë në zonë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne