Shpërthim me lëndë plasëse në derën e banesës së Ylli Zallës në Fushë-Krujë, digjet edhe automjeti i tij

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë natës në fshatin Zallë, në Fushë-Krujë.

Sipas policisë, shprthiëmi ka ndodhur në derën e banesës së shtetasit Ylli Zalla.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në banesë dhe është djegur edhe automjetii Zallës, i cili ishte i parkuar pranë derës.

Krujë/Informacion paraprak

Gjatë natës, në fshatin Zallë, Fushë-Krujë, në derën e banesës së shtetasit Y. Z., dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse.

Si pasojë, janë shkaktuar dëme materiale, si dhe ka marrë flakë dhe është djegur automjeti në pronësi të këtij shtetasi, i cili ishte i parkuar pranë banesës.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

KUSH ËSHTË YLLI ZALLA

Ylli Zalla 49-vjeç, një person me precedent penal dhe që është i shpallur në kërkim prej muajit nëntor të vitit të kaluar.

Zallës pak muaj më parë iu sekuestrua nje arsnal armësh dhe ai u shpall në kërkim, ndërkohë po hetohet edhe me qëllim zbardhjen e lidhjes së mundshme që mund të ketë me ngjarjen e ndodhur te rrethrrotulli i Rinasit, ku u vra Gilmando Dani dhe ish efektivi i AMP, Muçi Shaljani.

Ndërkohë ka dyshime se automjeti tip Toyota, i përdorur nga autorët e atentatit ku humbi jetën Gilmando Dani dhe efektivi i AMP-së, Muçi Shaljani alias Sheqeri doli nga banesa e Zallës./panorama.com

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne