Shqiperia

Shpërthim me lëndë plasëse pranë një lokali në qendër të Tiranës

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit sot pranë një lokali në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:40, në Bulevardin Zog i Parë.

“Më datë 01.12.2019, rreth orës 03:40, në Bulevardin Zog i Parë, në afërsi të lokalit me pronësi të shtetasit P.F, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, ku në momentin e shpërthimit nuk ka pasur pasoja në njerëz por veç dëme materiale.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.”, thuhet në njoftimin e policisë./tpz