Shpërthim me tritol në Laç, nuk ka të lënduar

Një shpërthim me tritol është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Laçit.

Ngjarja ndodhi në lagjen 4 të këtij qyteti, pranë një kafeneje.

Nga shpërthimi raportohen vetëm dëme materiale, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton.

Ende nuk ka asnjë detaj në lidhje me shkaqet dhe personat që planifikuan këtë shpërthim.

Burimi: Top Channel

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne