Shpërthim me tritol në një banesë në Tiranë

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në Tiranë. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se në oborrin e banesës së Gjergji Llazi, ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse.

Nga shpërthimi mësohet se ka vetëm dëme materiale. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:05 në rrugën Tahir Sinani, Laprakë. Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 21.07.2020, rreth orës 01:05 të mengjësit, në Laprakë, në derën e jashtme të banesës së shtetasit GJ.LL., 47 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar si lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne