Shpërthim në mes të Tiranës në një dyqan celularësh, plagosen dy persona

Një shpërthim e tritol ka ndodhur pranë Liceut Artistik në Tiranë, tek Drejtoria e higjienës. Sipas informacioneve të para mësohet se dy persona janë plagosur.

Burime nga policia bëjnë të ditur se shpërthimi ka ndodhur në një dyqan që tregton celularë dhe shpërthimi ka ndodhur në momentin kur është hapur qepena e dyqanit.

I plagosur ka mbetur punonjësi i dyqanit dhe një person tjetër ende të paidentifikuar. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia, por edhe forcat antieksploziv për të zbardhur ngjarjen. Nuk dihet enda sa ishte sasia e eksplozivit dhe autorët e kësaj ngjarje.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne