Shpërthim në nëndetësen ruse, raportohen 14 viktima

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka njoftuar se një zjarr që ka shpërthyer në një nëndetëse hulumtuese ka shkaktuar vdekjen e 14 anëtarëve të ekuipazhit.

Sipas kësaj ministrie, tragjedia ndodhi të hënën në kohën kur kjo nëndetëse ishte duke u përdorur për ta bërë një hulumtim në ujërat ruse.

Në deklaratën e ministrisë ruse thuhet se marinarët kanë vdekur për shkak të thithjes së gazrave të ndezshme brenda nëndetëses, e cila ishte duke kryer matje biometrike në fundin e oqeanit.

Zyrtarët thanë se nëndetësja tashmë ndodhet në një bazë ushtarake në qytetin veriperëndimor të Severomorskit në Detin Barent.

Raportohet se autoritetet e kanë nisur një hetim për shkaktarin e kësaj tragjedie.

Në vitin 2000, 118 anëtarë të ekuipazhit të një nëndetëseje kishin vdekur në Kursk, pasi pajisja detare kishte pësuar dy shpërthime dhe ishte fundosur në  Detin Barent, shkruan “Free Europe”./express

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne