Bota

Shpërthim në një kishë në Egjipt, të paktën 17 të vrarë

Një zyrtar i sigurisë në kushte anonimiteti për AA ka thënë se ekipet e shpëtimit janë ne terren dhe se të paktën 40 të plagosur janë transportuar në spital

Të paktën 17 persona e kanë humbur jetën dhe 40 të tjerë janë plagosur në shpërthimin që ndodhi sot në mëngjes në një kishë në veri të Egjiptit, raporton Anadolu Agency (AA).

Shpërthimi ka ndodhur në kishën ‘Shën Gjorgji’ në qytetin Tanta në rajon e Deltës së Nilit.

Një zyrtar i sigurisë në kushte anonimiteti për AA ka thënë se ekipet e shpëtimit janë terren dhe se të paktën 40 të plagosur janë transportuar në spital.

Ekziston frika se bilanci i viktimave mund të rritet, pasi në mesin e të plagosurve ka shumë prej tyre që janë në rrezik jete.

Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por priten edhe deklaratat zyrtare të institucioneve egjiptiane.

Shpërthimi ka ndodhur në prag të shënimit të festës krishtere të hyrjes së Jezu Krishtit në Jerusalem.

Po ashtu edhe në fund të dhjetorit të vitit të kaluar në Egjipt pati ndodhur një sulm i ngjashëm me bombë në një kishë në Kajro ku u vranë të paktën 25 persona./ AA

OPINIONE

INTERVISTA