Shpërthim në një medrese në Pakistan, 7 të vdekur, dhjetëra të plagosur

Të paktën shtatë nxënës kanë humbur jetën dhe 70 persona të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi që ndodhur në një medrese në provincën Khyber Pakhtunkhwa të Pakistanit.

Sipas lajmeve në shtypin pakistanez, shpërthimi ka ndodhur në rajonin Peshawar gjatë orës mësimore në medrese.

Komisari Mansur Aman tha se sipas raporteve të para, në incident janë përdorur 5 kilogramë lëndë shpërthyese.

Në shpërthim kanë humbur jetën të paktën shtatë nxënës, ndërsa janë plagosur 70 persona, në mesin e të cilëve edhe fëmijë.

Në media theksohet se shpërthimi ka ndodhur gjatë orës së mësimit të Kuranit.

Në vendin e ngjarjes janë dërguar shumë autoambulanca dhe ekipe të zjarrëfikësve.

Përgegjësinë mbi sulmin ende se ka marrë askush./AA

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne