Shpërthim në një minierë qymyri në Kinë, 15 të vdekur

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën, ndërsa 9 të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimit të ndodhur në një minierë qymyri në veri të Kinës.

Sipas lajmit të agjencisë Xinhua, në një minierë që gjendet në qytetin Pingyao të provincës Shanxi në veri të vendit ka ndodhur shpërthim si pasojë e ngjeshjes së gazit.

Gjatë shpërthimit në minierë kanë qenë duke punuar 35 persona, prej të cilëve 15 kanë humbur jetën, ndërsa 9 të tjerë janë plagosur.

Të plagosurit janë dërguar në spital për trajtim. Gjithashtu është nisur një hetim mbi incidentin./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne