Bota

Shpërthim në veri të Sirisë

Së paku një person ka humbur jetën, ndërsa gjashtë të tjerë janë plagosur në një shpërthim në veri të Sirisë.

Mjeti shpërthyes, i montuar më herët në një motoçikletë, u aktivizua në qendër të Azezit. Sipas të dhënave paraprake, ka humbur jetën një civil.

Është shkaktuar dëm material, ndërsa ka shpërthyer zjarr të cilin e fikën ekipe të mbrojtjes civile. Në vendin e ngjarjes gjenden një numër i madh i forcave policore, ndërsa janë marrë edhe masa të gjera të sigurisë.

Ende askush nuk ka ndërmarrë përgjegjësinë për sulmin. Megjithatë, supozimet e forcave të sigurisë janë se prapa sulmit qëndron organizata terroriste YPG/PKK.

Civilët janë shënjestër e shpeshtë e YPG/PKK-së në rajonin e Azez, Bab, Jarabulus dhe Afrin./AA

OPINIONE