“Shpërthimet në tankerin iranian mund të jenë shkaktuar nga një sulm me raketa”

Shpërthimet në tankerin iranian të naftës në ujërat pranë qytetit saudit Xheda mund të kenë ndodhur si pasojë e një sulmi me raketa, tha Kompania Kombëtare Iraniane e Naftës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kompania iraniane në një deklaratë të publikuar në transmetuesin shtetëror tha se një sulm me dy raketa mund të ketë shkaktuar shpërthimet.

Siç u raportua, dy depot kryesore të tankerit, i cili po largohej nga Deti i Kuq, kanë pësuar dëme të rënda, dhe se asnjë person nuk është plagosur nga shpërthimet.

Ndryshe, dy shpërthime u raportuan midis orës 5:00 dhe 5:20 sipas kohës iraniane në tankerin “Sabity” në një largësi prej 60 miljesh nga Porti i Xhedas./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne