Shpërthimi i aeroplanit vret turisten në plazhin e Karaibeve

Një grua nga Zelanda e Re ka vdekur pasi forca e shpërthimit të motorrit të një aeroplani në ngjitje e hodhi atë në ajër në një plazh në St Maarten, pranë një piste të famshme në mesin e turistëve që dëshirojnë të përjetojnë forcën e motorrëve të aeroplanëve nga afër.

Dispeçi Qëndror i Emergjencave u thirr të mërkurën në plazhin Moha, njoftoi televizioni lokal i lajmeve 721 News, ku 57-vjeçarja u zbulua se ishte në gjendje kritike pas shpërthimit të aeroplanit. Ajo u dërgua në spital ku më vonë vdiq si rezultat i lëndimeve të saj.

Gruaja dhe disa të tjerë thuhet se po mbaheshin në një gardh të aeroportit që ndan pistën nga plazhi në ishullin e Karaibeve.

Turistët që kërkojnë adrenalinë e frekuentojnë zonën duke shpresuar që të ngrihen në ajër nga shpërthimet e motorrëve ndërsa aeroplanët ngjiten lart, pavarësisht tabelës që i paralajmëron ata për rreziqet.

Në vitin 2012, një grua u plagos kur përpjekja e saj për të provuar shpërthimin shkoi keq, duke e goditur atë në një pengesë prej betoni.

Gjatë orëve të zëna me turistë, autoritetet lokale patrullojnë plazhin që të paralajmërojnë vizitorët për të mos u angazhuar në këtë aktivitet. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne