Shpërthimi i memorialit në Finiq, OMONIA: Minoriteti grek u godit ne zemër nga terroristët

Partia që mbron të drejtat e minoritetit grek akuzon institucionet shqiptare për indiferencë. ‘Madje indiferenca e autoriteteve policore për të gjetur dhe dorëzuar në bankën e të akuzuarve ata të cilët para pak muajsh realizuan vandalizimin e Monumentit dhe të Flamurit Grek, e vë në pozitën e bashkëpërgjegjësisë‘.

 

‘Goditje terroriste në zemër të Minoritetit Etnik Grek’. Kështu e cilëson OMONIA sulmin me eksploziv që hodhi në erë memorialin e Thimio Lolit në Finiq mbrëmjen e djeshme. Partia që mbron të drejtat e minoritetit grek akuzon institucionet shqiptare për indiferencë.

Sot në të gdhirë në kryefshatin e trevave të Vurgut, në Krane dhe pikërisht në qendrën e komunitetit, në ambientet e oborrit të Kishës së Hirshme dhe Shkollës, u shënua një goditje e organizuar terroriste me përdorim të një sasie të konsiderueshme lëndësh plasëse. Shkas përbën akoma një herë vandalizimi i Monumentit që me nismë të BDMEG OMONOIA, banorëve të fshatit dhe me miratimin e autoriteteve lokale, ishte ngritur para disa vjetësh për të nderuar Kujtimin e luftëtarit legjendar për të drejtat e komuniteteve lokale, Thimjo Lloli.

Monumenti pas këtij akti u shkatërrua tërësisht por përtej kësaj grupi i organizuar që veproi deshi të dërgoj edhe mesazhin se nuk mjaftohet vetëm me vare dhe lloza. Tanimë aktivizohet me metoda të terrorizmit! Nga ana e jonë si një akt të tillë e denoncojmë dhe drejtojmë thirrjen tonë autoriteteve kompetente shtetërore ta trajtojnë me praktikën adekuate të organizatës së strukturuar terroriste që frymëzohet nga urrejtja nacionale dhe vepron me metodat e terrorizmit Islamik.

Madje indifirenca e autoriteteve policore për të gjetur dhe dorëzuar në bankën e të akuzuarve ata të cilët para pak muajsh realizuan vandalizimin e Monumentit dhe të Flamurit Grek, e vë në pozitën e bashkëpërgjegjësisë.

Madje nuk është koinçidencë e rastit që bashkë me të tjera episode të rënda të grabitjeve dhe shkatërrimeve në banesa të pjesëtarëve të MEG, të gjitha ndodhin në kuadrin e gjendjes së brendshme jo të qëndrueshme në Shqipëri dhe në periudhën që pjesëtarë të Komunitetit tonë që jetojnë në Greqi, kthehen masivisht në fshatrat dhe krahinat e tyre.

Nga ana e jonë si BDMEG OMONOIA jemi tanimë orientuar në vendimin që arkitektë dhe artistë pjesëtarë të MEG të realizojnë projektin respektiv dhe propozimin dhe gjithashtu realizimin e një fushate mes anëtarëve të Organizatës,për grumbullimin e fondeve të nevojshme, për ngritjen e një Monumenti të ri të përshtatshëm për Thimjo Lloli-n por edhe për historinë e përpjekjeve tona në vijimësinë e prezencës historike të Helenizmit në trevat amtare” mbyllet deklarata.

Ngjarja ndodhi gjatë mbrëmjes së djeshme. Pasi kanë thyer pllakën e mermerit, persona ende të paidentifikuar kanë goditur edhe murin e memorialit duke e hedhur atë në erë me eksploziv./shqiptarja

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne