Bota

Shpërthimi në fabrikën kimike në Kinë, 64 të vdekur dhe 617 të lënduar

Numri i të vdekurve nga shpërthimi i cili ndodhi të enjten në një fabrikë kimike në lindje të Kinës është rritur në 64, ndërsa autoritetet druajnë se numri mund të rritet nga shkaku se 94 punonjës tjerë të lënduar janë në gjendje kritike, raporton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i të lënduarve është 617, ndërkohë që sipas agjencisë kineze të lajmeve Xinhua, autoritetet kanë arritur të identifikojnë vetëm 26 nga të vdekurit.

Shpërthimi ndodhi në në një fabrikë të cilën e menaxhon komania Tianjiayi Chemical në Yancheng.

Për të shuar zjarrin i cili kaploi fabrikën, ishin angazhuar 176 kamionë me dhe rreth 1.000 zjarrfikës, ndërkohë që shkollat dhe objektet tjera afariste pranë ishin mbyllur.

Autoritetet kineze evakuuan banorët në shtëpitë afër uzinës kimike, pasi si pasojë e shpërthimit, u dëmtuan rreth 90 shtëpi.

Aktualisht po kryhet një hetim për të përcaktuar shkakun e shpërthimit./ AA

OPINIONE