Shpërthimi në Velipojë, ndërron jetë pronari i restorantit

Ka ndërruar jetë në spital Besnik Zenuni, pronari i restorantit të hedhur në erë nga shpërthimi i gazit dy ditë më parë në Velipojë. 55 -vjeçari kishte pësuar djegie në 70 % të trupit. Zenuni po kurohej në repartin e djegie plastikës në QSUT, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra nga shpërthimi dhe zjarri që përfshiu lokalin.

Sipas Inspektoriatit Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) shpërthimi ndodhi nga rrjedhja e gazit nga një çisternë 1 mijë litërshe që ndodhej në katin poshtë lokalit. ISHTI thotë se për çisternën nuk ishte marrë leje dhe për këtë qëllim ka bërë kallzim penal ndaj restorantit “Il Cavaliero”.

Nga shpërthimi u plagos edhe djali i pronarit të lokalit, i cili ndodhet në gjendje kritike pasi ka djegie në 75 % të trupit dhe dy persona të tjerë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. /Lapsi.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne