Shpërthimi tek prokuroria/ Policia jep detaje

Blerta Ajazi quhet gruaja që kishte në pronësi makinën tip Smart që shpërtheu një natë më parë në Tiranë. Gruaja rreth 50 vjeç ka thënë në polici se nuk kishte konflikte me askënd dhe se vendosja e eksplozivit mund të ketë qenë një ngatërresë. Makina ishte parkuar poshtë pallatit, ku banonte Blerta Ajazi. Sipas përshkrimit që i bëri një zyrtar i policisë për Lapsi.al Blerta Ajazi, jetonte vetëm dhe kishte vite që ishte divorcuar, pasi fëmijët jetonin jashtë. Në makinën e 50 vjeçares ishte vendosur një sasi e vogël tritoli, në pjesën e pasme të mjetit tip Smart. Shpërthimi ndodhi rreth orës 22:30, ndërsa makina ishte e parkuar poshtë pallatit ku ajo banonte.

Polica ka marrë filmimet e kamerave të sigurisë në bizneset rreth pallatit ku banonte 50 vjeçarja. Deri më tani nuk është zbuluar asgjë rreth autorit.

NJOFTIMI ZYRTAR

Njoftohemi se në zonën e njohur si “nëntë katëshet”, ka ndodhur një shpërthim , ku si pasojë ka pësuar dëmtime një automjet tip “Smart”  në pronësi të shtetases B.A .

Automjeti ka qenë i parkuar, dhe dyshohet të jetë dëmtuar nga vendosja e një sasi e vogël lënde eksploziv

Nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar vetëm dëme materiale.

Policia ndodhet në vendngjarje .

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne