Shpërthimin në metronë e Shën Petersburgut, 10 të vrarë e dhjetëra të plagosur

Një shpërthim i dyshuar bombe brenda një treni në metronë e Shën Petersburgut ka vrarë dhjetë pasagjerë dhe ka plagosur dhjetëra të tjerë. I gjithë sistemi i metrosë u mbyll ndërkohë që skuadrat e bombave dhe ekipet e shpëtimit iu përgjigjën emergjencës.

Shpërthimi ndodhi ndërsa treni ishte duke udhëtuar ndërmjet stacioneve Tekhnologichesky Institut dhe Sennaya Ploshchad, konfirmoi Komiteti kundër terrorizmit Kombëtar (NAC).

Komiteti Hetimor i Rusisë ka nisur hetimin për terrorizëm.

Ministrja e Shëndetësisë Veronika Skvortsova tha se ka pasur 47 të prekur nga shpërthimi dhe e deklaroi 10 numrin e viktimave. Ajo tha se gjashtë persona që po trajtohen në spitalet e Shën Petersburgut për lëndime janë në gjendje kritike.

Ministrja shtoi se në mesin e viktimave ishte një vajzë 15-vjeçare, e cila ka djegie dhe një lëndim në kokë.

Sipas zyrtarëve të shëndetësisë, mosha e viktimave që janë duke u trajtuar në spitale varion nga adoleshentë deri në 70 vjeç. Ata vuajnë nga djegie, trauma në kokë, dëmtime nga granatat dhe dëmtime të mushkërive.

Komiteti Hetues i Rusisë e vlerësoi shoferin e trenit për faktin që nuk ka ndaluar në tunel pas shpërthimit.

“Ai ka vepruar shumë drejtë. Shpërthimi ndodhi në tunel ndërmjet stacioneve, por shoferi mori vendimin e duhur dhe e solli atë në stacionin tjetër, gjë që lejoi që evakuimi dhe ndihma për të plagosurit të fillonin në të njëjtën kohë. Kjo mund të ketë reduktuar numrin e viktimave,” tha komiteti.

Presidenti rus Vladimir Putin komentoi se “shkaqet e kësaj ngjarjeje nuk janë përcaktuar ende, kështu që është shumë herët për të folur për shkaqet e mundshme. Hetimi do e tregojë. Sigurisht, ne do të shqyrtojmë të gjitha mundësitë: të zakonshme, kriminale, por para së gjithash të natyrës terroriste”.

Një pajisje shpërthyese e improvizuar (IED) e pashpërthyer u zbulua nga hetuesit në Stacionin Yanvarskogo Ploshchad dhe u çaktivizua nga specialistët, raportoi NAC. Ajo hodhi poshtë raportet e medias që pretendojnë se ka ndodhur më shumë se një shpërthim, duke thënë se nuk ka prova që e mbështesin këtë.

Autoritetet e qytetit të Shën Petersburgut kanë shpallur tri ditë zie për viktimat e shpërthimit në metro. / Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne